Piloti dhe bashkëpiloti humbën jetën pas përplasjes së një avioni të Air Canada në LaGuardia të New Yorkut
Piloti dhe bashkëpiloti i një avioni rajonal të Air Canada Express u vranë pasi ai u përplas me një kamion zjarrfikës gjatë uljes në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut vonë të dielën, në një incident që mbylli aeroportin, raporton The Guardian.
NBC News, e cila raportoi vdekjet, tha se dhjetëra të tjerë u plagosën në incident.
Kanali i lajmeve tha se kamioni i zjarrfikësve po drejtohej nga zyrtarë policie, duke cituar burime.
Avioni i përfshirë në aksident ishte një Bombardier CRJ-900, i cili operohej nga Air Canada Express. Ngjarja ndodhi kur avioni u përplas me një kamion zjarrfikës në pistë, menjëherë pasi kishte përfunduar uljen. Sipas të dhënave të publikuara nga FlightRadar24 në rrjetin X, incidenti ndodhi gjatë natës së së dielës.
Pas aksidentit, Administrata Federale e Aviacionit urdhëroi pezullimin e të gjitha lëvizjeve ajrore në aeroport, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje.
Pamjet e publikuara në internet tregojnë avionin me pjesën e përparme të dëmtuar rëndë në pistë, të rrethuar nga ambulanca dhe mjete zjarrfikëse. Në bord ndodheshin rreth 60 persona, ndërsa pasagjerët u evakuuan menjëherë pas përplasjes. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet që në orët në vijim të jepen detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
🚨 ✈️ Shock in New York: a plane crashed into a fire truck while landing
Five first responders were in the vehicle — all are in critical condition.
There were about 100 passengers on board the Air Canada Express flight. Dozens are injured.
LaGuardia Airport is closed. pic.twitter.com/Bm28ztWQ0a
— NEXTA (@nexta_tv) March 23, 2026