Petrovska me ministrin francez të tregtisë, Olivier Besht: Franca dëshiron ta shohë RMV-në në BE sa më shpejt të jetë e mundur

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në mëngjes ka pritur në takim ministrin e Tregtisë së Jashtme, Atraktivitetit dhe Diasporës Franceze në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, Olivier Besht, i cili po qëndron për vizitë në rajon, transmeton Portalb.mk.

Në takim u bisedua për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut me investime franceze në kapacitete.

“Franca është një nga partnerët tanë më të mëdhenj në Bashkimin Evropian dhe shtet me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes, dëshmia më e mirë për këtë është blerja e sistemit francez të mbrojtjes kundërajrore”, tha ministrja Petrovska.

Në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian, gjatë takimit ministri Besht u theksua se Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në BE sa më shpejt që të jetë e mundur, duke rikonfirmuar kështu mbështetjen e fuqishme franceze për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, proces për të cilin ministrja Petrovska tregoi se paraqet interes strategjik për vendin.

Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.