Pesë serbë tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin me Kosovën, mes tyre një ish-ushtarak
Pesë persona të nacionalitetit serbë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin dhe janë ndalur nga Policia e Kosovës, transmeton Euronews.
KosovaPress ka mësuar nga burime të veta brenda Policisë se rasti ka ndodhur në zonën e Kamenicës.
Sipas të njëjtit burim, bëhet e ditur se pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se së paku njëri prej tyre është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë.
“I njëjti dyshohet se mbështetë informacionet për planet e Serbisë për të cenuar këtë proces zgjedhor”, ka thënë burimi.
KosovaPress ka siguruar edhe inicialet e personave të ndaluar e që janë: S.R (1981), M.S (1986), S.Z (1995), V.K (1989) dhe D.Z (2002).