Janë numëruar mbi 98% të votave në Kosovë, Vetëvendosje ka fituar mbi 49 përqind
Janë numëruar 98,63% të votave, derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet, transmeton Portalb.mk.
LVV ka marrë 49,47% të votave, PDK 21,08%, LDK 13,63% dhe AAK 5,70%.
Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë.
Procesi i votimit u zhvillua në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.
Sipas të dhënave preliminare, dalja në zgjedhje është 45 për qind.
Zgjedhjet u monitoruan nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë.