Pesë kandidatë kanë aplikuar deri më tani për pozicionin e Prokurorit publik të shtetit, afati do të skadojë në mesnatë

Deri tani pesë kandidatë janë paraqitur në shpalljen e Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për u.d. prokuroren aktuale publike shtetërore, Anita Topollova Isajllovska, prokuroren Lençe Ristovska, gjyqtarin e Gjykatës penale, Nenad Savevski, ish kryetarin e Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski dhe prokuroren e Prokurorisë së Shkupit, Lidija Raiçeviq. Afati për paraqitjen e kandidatëve skadon në mesnatë.

Gjyqtari i Gjykatës penale Savevski dhe prokurorja Raiçeviq për MIA-n e konfirmuan kandidaturën, ndërsa në deklaratë për media këtë e konfirmuan edhe prokurorja Ristovska dhe u.d. prokurorja shtetërore, Topollova Isajllovska.

Kandidaturën e tij për shpalljen për prokuror publik e konfirmoi edhe kryetari i Gjykatës themelore të Shkupit, Vlladimir Pançeski. Në paraqitjen thuhet se ai i plotëson të gjitha kushtet ligjore për kryerjen e funksionit prokuror publik shtetëror.

Ndryshe, pas përfundimit të konkursit, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të japë mendim për të gjithë kandidatët dhe do ta përcjellë atë në Qeveri. Prej aty do të duhet të përzgjidhet kandidati më i mirë dhe të propozohet në Kuvend. Prokurori Publik i Shtetit zgjidhet në Kuvend, me 61 vota, me mandat prej 6 vitesh.