Përfaqësuesit e komunitetit LGBTI+ ankohen se përballen me përjashtim social dhe gjuhë të urrejtjes

Nën sigurim të fuqishëm policor, me muzikë, qindra qytetarë morën pjesë në paradën e katërt “të krenarisë” e cila është mbajtur në Shkup. Marshimi ka filluar nga “Parku i Gruas Luftëtare” në Kuvend.

Personat LGBTI+ ankohen se përballen me autonomi të shkelur trupore, gjuhë të urrejtjes dhe përjashtim social.

Në marshim morën pjesë edhe mysafire prej jashtë vendit, ndërkaq mbështetje i dhanë edhe disa politikanë dhe ambasadorë të shteteve të huaja në RMV.

“Nuk e njohin identitetin tim gjinor, vazhdimisht më kërcënojnë dhe përqeshin. Shumë herë deri tani kam dorëzuar padi penale dhe kam kërkuar mbrojtje, por Prokuroria dhe policia nuk ka ndërmarrë asgjë. Porosia nga institucionet te unë është e qartë – jeta ime dhe e personave transgjinor nuk është njëjtë e vlefshme për mbrojtje”, tha, Lila Miliq, person transgjinor.

Pjesëmarrësit dhe mbështetësit e marshimit, porositën ashtu sikur në paradat tjera se kjo është festë e dashurisë dhe padukshmërisë të margjinalizuarve dhe rast për kremtimin e luftës së tyre për barazi.