Në Shkup u mbajt Parada e Krenarisë: Në fokus bashkimi, rezistenca dhe lufta për të drejtat e njeriut
Nën moton “Do të mbijetojmë së bashku”, dje në Shkup është mbajtur Parada e Krenarisë, transmeton Poralb.mk.
Këtë vit parada u mbajt si protestë dhe jo festë, siç thanë organizatorët, për shkak të rritjes së gjuhës së urrejtjes, heshtjes institucionale dhe cënimit të të drejtave LGBTI+.
Këtë vit u dërguan mesazhe bashkimi, rezistence dhe luftës për të drejtat e njeriut.
Marshimi filloi në parkun “Gruaja Luftëtare”, dhe më pas nga Parlamenti vazhdoi drejt Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë.
“Shteti po shkatërrohet nën peshën e korrupsionit dhe paaftësisë së vet. Por ne, komuniteti LGBTI+, refuzojmë të marrim pjesë në atë heshtje. Ekzistenca jonë është rezistencë, provë se ka mënyra të tjera për të jetuar së bashku, bazuar në solidaritet, në çlirimin kolektiv”, u theksua në Paradën e Krenarisë.
Kujtojmë që ky ishte edicioni i gjashtë i paradës, e para u mbajt në vitin 2019.