Skrining për kancerin e zorës së trashë në 2024, paralajmëroi Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë planifikon që nga viti 2024 të fillojë skriningun e kancerit të zorrës së trashë i cili do të bëhet ekskluzivisht në Klinikën e ISHP-së për GEH, sipas standardeve dhe direktivave të BE-së, transmeton Portalb.mk.

Ky program, përveç skriningut të hershëm dhe skriningur të kancerit të gjirit, mbulon edhe skriningun e kancerit të qafës së mitrës.

“Në planin e furnizimit publik përfshihen edhe bobina të caktuara. Bëhet fjalë për pajisje shtesë për magnet, duke përfshirë një spirale gjoksi, që të mund të kryhen metoda më të sofistikuara diagnostikuese në kabinetet e specializuara. Për momentin, magneti i gjirit funksionon vetëm në SP 8 Shtatori. Magneti i gjirit kryhet te pacientët  që janë në moshë më të re, nëse kanë ndonjë ndryshim nën 40 vjeç, ku mamografia nuk indikohet klinikisht. Për pacientët e diagnostikuar me kancer në gji është formuar një komision kombëtar “Tumor Board”, i cili do të punojë në pistën e këtyre pacientëve. Komisioni përbëhet nga specialistë të disa klinikave të përfshira në këtë proces”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Këtë vit për skrining janë regjistruar 10 mijë pacientë, ndërsa janë kryer 4900 mamografi.  Ministria e Shëndetësisë apelon që gratë të cilat marrin mesazhe përmes numrit të telefonit të regjistruar, të respektojnë terminet dhe vendndodhjen e dhënë dhe nëse nuk kanë mundësi të shkojnë të anulojnë terminet e tyre, sepse zënë terminin e grave që duan të përfshihen në program.