Për gjashtë muaj, çmimi i energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut u rrit rreth 4 përqind

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimit të energjisë elektrike gjashtë gjashtë muajve të parë të këtij viti, ashtu që 6.737 denarë është KWh, transmeton Portalb.mk.

“Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2023, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 6.737 denarë për KWh, që paraqet rritje për 3.9 % krahasuar me gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2022”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që çmimi për KWh, varësisht nga grupi i konsumatorëve, sillet nga 6.980 denarë deri 11.744 denarë.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, ka njoftuar që konsumi i energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut ka shënuar ulje për 17 përqind.

Maqedonia e Veriut gjatë muajin korrik ka harxhuar energji elektrike në vlerë prej 483 722 MWh, derisa pjesa më e madhe e energjisë prodhohet në vend nga termocentralet.