Për audiencën që duartroket dhe shanë

Emil Siorani (1911-1995) është filozofi nihilist francez me origjinë rumune, që dyshoi në vlerat kulturore dhe normat morale të shoqërisë, në të cilën e kaloi jetën. Për shkrimet e tij kanë thënë se kullojnë nga pesimizmi, sepse trajtojnë temat e shpirtit të robit, absurditetit, kotësisë, mërzisë, kalbjes, tiranisë, dhunës, mungesës së vetëdijes, arsyes së sëmurë…

Siorani thoshte:

-­Pushteti që mbështetet në instinktet e fuqisë, nuk lejon as armiq as heretikë.

– Sa më i fuqishëm të jetë një pushtet, aq më i panjerëzishëm është.

– Energjia e një epoke matet me qeniet që e pësojnë, kurse një kredo politike afirmohet përmes viktimave që krijon, nga shkaku se shtazarakja është karakteristikë e parë e çdo suskesi.

– Kokat bien atje ku fiton një ide, që mund të fitojë vetëm në llogari të ideve dhe kokave të tjera.

Ne nuk arritëm të krijojmënjë qenie njerëzore që mendon, ne nuk kemi popull, por kemi një audiencë duartrokitëse dhe një audiencë mallkuese, që herë duartroket, herë shan!

Kjo e bën të qartë përse liria njerëzore është me dhëmbë, si dielli i vjeshtës së vonshme? Përse në Ballkan mbretëron hutimi dhe përse ajo që mbetet prapa tij është refreni i jermisë së spirales tragjike, viktimë e së cilës jemi të gjithë, pa asnjë përjashtim?

Në kësi rrethanash, koshient për të vërtetat e jetës është vetëm raca e prometejëve që, mjerisht, nuk ka kujt t’ia përjcellë idenë e lirisë shkaku i rrënjëve të thella të shpirtit të Robit, të mësuar me statusin prej kërmilli që e imponojnë pronarët e çelësave të hapsanes. Kjo i jep krahë diktaturavedemokratike për t’ushtruarmë kollaj në sofrat emiletit të përulur për keqardhje. Është ky truk i moçëm faraonësh që hedhin idenë e piramidave sa herë që duhet përkundur truri i painformuar, të cilit s’i lejohet për asnjë çast të merret me shkopin e lypsarit dhe perspektivën e hirtë.

Aktualisht, pothuajse në të gjithë vendet postkomuniste të siujdhesës ballkanike, duken ashiqare përpjekjet që me makiazhe makiaveliste të dhjamoset armata e hajdutërisë, pronë e të cilëve do të jemi të gjithënë fazat e ardhshme, tok me shtetthet tona në trans të përjetshëm tranzicioni.Procesi ka filluar para shumë vitesh, ndaj, në kushtet e Saharasë mentale,kapadainjtë e paskrupullt, që shkelin çdo të drejtë dhe normë morale, do ta përfundojnë me sukses, nëse arrijnë ta shterrin përfundimisht zërin e mbikqyrur me llupa të trasha të inteligjencës së rrëgjuar me sistem. Të tjerët, ndërkaq, janë në sezonin e hallakatjes, sepse, thotë Siorani: Ne nukarritëmtëkrijojmënjë qenie njerëzore që mendon, ne nuk kemi popull, por kemi një audiencëduartrokitëse dhe një audiencë mallkuese, që herë duartroket, herë shan!

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.