“Të rrëmbyer nga Furtuna”, filmi i parë në ngjyra që me dekada konsiderohet filmi më i shikuar i të gjitha kohërave

Sido që ta shikosh, e ngado që ta analizosh filmin “Të rrëmbyer nga furtuna”, një është e sigurt, assesi s’mund t’i ikim përshtypjes se kemi të bëjmë me një fenomen të rrallë në kinematografinë amerikane. I xhiruar më 1939, ku edhe sot e kësaj dite shfaqet me interesim të madh në mbarë botën, transmeton Portalb.mk.

Ideja e filmit lindi nga popullariteti i madh i romanit Margaret Miçellit, që u paraqit në vitet tridhjetë (të shek. XX) producenti që i bleu të drejtat për ekranizim ishte Dejvid O.Selznik, kurse regjinë e tij, gjatë tri viteve të xhirimit (njëri prej të cilëve madje pësoi shkarje nervor), tjetër kush, por si regjisor në shpicë u nënshkrua emri i Viktor Flemingut, ndonëse meritat më të mëdha ia përshkruajnë Dejvid Selznikut.

Më tutje, për rolin kryesor të vajzës, atë të Skarlet O’Harës, audicioni më i madh ndonjëherë në Hollivud, ku u provuan aktoret më të njohura të asaj kohe, që më në fund atë t’ia ndajnë aktores anonime Vivien Li. Edhe një kuriozitet: ishte filmi i parë kinematografik i xhiruar me ngjyra.

Pamje nga filmi “Të rrëmbyer më furtunën”. Foto: Cinematic Frame Stories(Facebook)
Pamje nga filmi “Të rrëmbyer më furtunën”. Foto: Cinematic Frame Stories (Facebook)

Prej atëherë gjer tani, ky film është shfaqur në mbarë botën, popullariteti i tij ende s’ka rënë, kurse në të gjitha anketat që bëhen kohë pas kohe në Amerikë, ky film zë vendin e parë.

Vështirë është të definohet edhe zhanri i tij. “Të rrëmbyer më furtunën” paraqet një melodramë jotipike amerikane, për një dashuri të çuditshme të (pa)fshehur në mes të protagonistëve.

Për amerikanët ai është më tepër se aq, flet për luftën e tyre qytetare në mënyrë indirekte (vitet gjashtëdhjetë të shekullit 19-të). Filmi flet edhe për shkatërrimin e normave të vjetra morale, thyerjen e iluzioneve të botëkuptimeve aristokrate, por edhe tragjedinë familjare në luftën e pakuptimtë.

Fotografi aktorja Skarlet O’Harës. Foto: Cinematic Frame Stories(Facebook)
Fotografi aktorja Skarlet O’Harës. Foto: Cinematic Frame Stories (Facebook)

Shtrirja në të gjitha këto rrafshe e bën filmin tërheqës, madje fascinues në mënyrën e vet, kurse shikuesi kureshtarë prej tij mund të perceptojë atë që e dëshiron dhe i përgjigjet.

(Shkruan Daut Dauti në librin e tij: Ese, recensione, vështrime)