Ligji për Dhomat e Specializuara u kthye përsëri në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specilizuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar u kthye përsëri në Kuvend nga presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula, transmeton Portalb.mk.
“Në arsyetimin e vendimit, Presidentja Shiroka Pula ka theksuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të krerëve të saj në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ajo ka rikujtuar gjithashtu mbështetjen e saj për Deklaratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të 28 shtatorit 2026, lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, raportoi Presidenca e Kosovës.
Ky propozim ishte i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.