Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut u dënuan 514 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Maqedonisë së Veriut për 24 orë ka arritur të regjistron 514 dënime në komunikacion vetëm për tejkalim të shpejtësisë së veturave, transmeton Portalb.mk.

“Nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 514 shoferë”, sqaroi Policia.

U theksua që 40 dënime janë për shkak se është lëvizur për 50 km/h më shumë e se e lejuara, ndërsa 6 dënime janë për shkak se është lëvizur me shpejtësi për 70 km/h më shumë.

Vetëm SPB në Shtip në këtë periudhë ka regjistruar 61 dënime për tejkalim shpejtësie.