Pasi u rritën pagat për 78%, Këshilli Gjyqësor ankohet se gjyqtarët janë shumë të ngarkuar

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut deri para një muaji, derisa e morën rritjen e pagave për 78% shtesë, i kanë lavdëruar gjykatësit dhe gjykatat se janë të përditësuara dhe e sundojnë fluksion e lëndëve, dje diskutoi për zvogëlimin e normës mujore, shkruan SDK.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor tani nëpërmjet numrave prezantuan tregim të kundërt. Renditën një sërë shembujsh në gjykata të ndryshme se gjykatësit paskan pasur shumë punë, nuk kanë mundur të përballen me fluksin e lëndëve dhe se duhet të konstatohet numër më i vogël i lëndëve që duhet t’i zgjidh një gjykatës në nivel mujor.

Ajo që ra në sy është theksi te gjykatat me numër të reduktuar gjyqtarësh, pa asnjë faj personal. Gjykatësit i zgjedh, avancon dhe shkarkon mu Këshilli Gjyqësor, ndërkaq atje gjatë kohë për shkak të tregtimeve politike dhe shantazheve, nuk mund të zgjedhën gjykatës të Supremes dhe Apelit të Shkupit, të cilat janë ndër gjykatat më të rëndësishme të shtetit.

Prej 630 vende për gjyqtarë sipas sistematizimit, ka rreth 380 gjyqtarë, me çka RMV-në e bëjnë një prej shteteve me numër më të madh gjyqtarësh për kokë banori. Vendimi për normën e lëndëve që patjetër çdo gjykatës duhet t’i punojë për një muaj, do të miratohet në seancën e ardhshme.

Këshilli Gjyqësor më 4 maj, në seancën pas orarit të punës, të cilin e njoftoi në ueb-faqen e tij pak para fillimit, me tetë vota për kryetar të ri zgjodhi Sashko Georgiev.

Megjithatë, para kësaj, këshilli mbajti dy seanca të fshehta – në orën 13:30 dhe në orën 14:00. Në të parën votoi tërheqjen e vendimit fillestar për shkarkimin e Damevës. Më pas, i dyti me nëntë vota ka votuar mosbesimin dhe e ka shkarkuar. Vendimet për mbajtjen e seancave të mbyllura nga Këshilli Gjyqësor u arsyetuan me një dispozitë të ligjit që parashikon se publiku mund të përjashtohet për të mbrojtur reputacionin dhe integritetin e gjyqtarit ose kandidatit për gjyqtar. Mirëpo në dy seancat e djeshme me dyer të mbyllura nuk është diskutuar fare për gjyqtar apo kandidat për gjyqtar.