Mbi 40 mijë tonë lindan është deponuar në Pelenicë, janë kontaminuar edhe ujërat nëntokësor

Rreth 40 mijë tonë mbeturina të pastra lindan dhe 6,500 tonë lindan të përzier me mbeturina të tjera janë deponuar në zonën e Pelenicës, mbi lagjen Draçevë të Shkupit, kanë treguar hulumtimet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Bëhet fjalë për deponi nëntokësore ilegale, të krijuar para shumë dekadash, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Nuk ka informatë të saktë se sa larg ka depërtuar lindani toksik në tokë, ndërsa përpos tokës janë kontaminuar edhe ujërat nëntokësor.

“Thellësia e dheut të kontaminuar mbetet e panjohur, përkatësisht me rezultatet e tanishme analitike nuk është marrë përkufizimi vertikal. Kontaminimi në shtresën sipërfaqësore të dheut shkakton rreziqe ekologjike sepse, kontaminimi është prezent në zonën e kontaktit. Rezultatet e ujërave nëntokësor tregojë se të njëjtit në afërsi të lokacionit janë të kontaminuara dhe se ekziston rrezik i migrimit të ndotësve”, njoftuan nga kjo ministri.

Sipas njohurive të deritanishme, deri në vitin 1961 lokacioni është shfrytëzuar për nxjerrjen e argjilës për qeramikë, që ka rezultuar me një gropë të madhe. Më pas, në vitin 1976, gropa ka shërbyer për gjigandi kimik OHIS, që të deponojë mbeturinën nga prodhimi i lindanit. Por, përpos mbetjet e indanit, analizat kanë treguar edhe prezencë të llojeve të tjera të mbeturinave të rrezikshme, si dhe mbeturina ndërtimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button