Në Maqedonia e Veriut mbi 85 përqind e mbeturinave të grumbulluara janë të përziera

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 është regjistruar rritje e sasisë së mbeturinave të grumbulluara në krahasim me vitin paraprak. Sasia vjetore e mbeturinave për kokë banori është 503 kilogram, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2023, sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 621 686 ton. Krahasuar me vitin 2022, sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale në 2023 shënon rritje për 2.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti mbeturina janë grumbulluar në Rajonin e Shkupit, pra 27.3 % e sasisë së përgjithshme të mbeturinave.

“Rritja është rezultat i rritjes së numrit të vendbanimeve të kyçura në sistemin kolektiv të grumbullimit të  mbeturinave”, sqaroi Enti, ndërsa dominojnë amvisëritë me sasinë e grumbulluar të mbeturinave, 507 138 ton.

Enti raportoi që 85.4 përqind e mbeturinave të grumbulluara janë përzierje komunale.