Pas mesnate në RMV do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,00 % në raport me vendimin e datës 20.06.2025, transmeton Portalb.mk.

Nga data 24.06.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95: 77,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98: 79,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V): 73,00 (denarë/litër)
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1): 72,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU: 41,687 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rriten për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 2,00 den/litër.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht: te benzina 6,182%, te nafta për 2,172% edhe te vaji ekstra i lehtë për 6,442% dhe te mazuti rritja është për 2,609%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet është më i lartë për 0,1578%.