Pas mesnate në Maqedoninë e Veriut do të ulen çmimet e derivateve
Në Maqedoninë e Veriut pas mesnate do të ndryshojnë çmimet e naftës dhe benzinës, raporton Portalb.mk.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinësë EUROSUPER BS-95 ulet për 3,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinësë EUROSUPER BS-98 ulet për 4,00 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V), dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 7,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 3,932 den/kg.
Nga data 23.06.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS -95 – 84,00 (denarë/litër).
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 86,00 (denarë/litër).
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 80,50 (denarë/litër).
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1- 79,50 (denarë/litër).
- Mazut М-1 SU – 42,291 (denarë/kilogram).
Këto janë çmimet maksimale të derivateve, tregtarët mund t’i formulojnë çmimet e derivateve edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.