Parlamenti bullgar e votoi Qeverinë e re të kryesuar nga kryeministri Zheljaskov
Parlamenti bullgar votoi sot Qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Rosen Zheljaskov, raportojnë mediat bullgare. Rosen Zheljaskov, i cili u propozua për kryeministër nga grupi GERB-SDS, dje pranoi mandatin e presidentit Rumen Radev për formimin e qeverisë, raporton portali bullgar Novinite.
Kryeministri i ri falënderoi partitë politike që morën pjesë në negociatat për formimin e qeverisë dhe prezantoi përbërjen dhe synimet e saj.
Qeveria përbëhet nga 19 ministra, dy prej të cilëve do të mbajnë postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa një nënkryetar do të jetë ministër pa portofol.
Koalicioni GERB-SDS ka 11 ministra, Partia Socialiste Bullgare ka pesë përfaqësues në qeveri dhe “Ka një popull të tillë” ka katër, sipas radios bullgare.
“Prioriteti i qeverisë do të jetë cilësia e jetës së njerëzve, me fokus në arsimin dhe shëndetin,” njoftoi Zheljaskov, duke shtuar se garantimi i shtetit ligjor, financave të qëndrueshme, një buxhet i balancuar, si dhe përpjekjet e suksesshme të Bullgarisë për t’u bërë anëtare e Eurozonës janë gjithashtu detyra të rëndësishme.
Dhënia e mandatit të Zheljaskov pasoi disa muaj negociatash të vështira të koalicionit, në të cilat kreu i GERB dhe ish-kryeministri Bojko Borisov u refuzua si kandidat për kryeministër.