Sot shënohet Dita Botërore e Botuesve të Librave

Data 16 janar njihet botërisht si Dita Botërore e Botuesve të Librave. Kjo ditë është vendosur në nder të botuesve, duke ua njohur atyre rolin e rëndësishëm në shpërndarjen e dijes, ideve dhe promovimit të letërsisë, transmeton Portalb.mk.

Libri i parë i shtypur është prodhuar në Kinë, në shekullin e tetë. Më herët ishin skribët, mjeshtërit e shkrimit, ata që merrnin dorëshkrimet e autorëve dhe nxirrnin kopje të pastra.

Shtypi i shkruar u shpik në shekullin e 15-të, duke revolucionarizuar këtë industry dhe duke bërë që librat të prodhoheshin në mënyrë më eficiente dhe me një kosto më të ulët.

Tashmë jetojmë në epokën e “e-books”, librave elektronike dhe platformave online, të cilat po bëjnë shpërndarjen e librit, duke sjellë ndryshime të mëdha, në këtë industry.

Driton Ajrullahu kryetar i Shoqatës së Botuesve “Albas” për Portalb.mk shpalosi se cilët janë titujt më të kërkuar.

“Nga librat për të rritur, titujt më të kërkuar janë: “Kënga e profetit”, “Znj. Osmond”, “Macja dhe miu”, “Mosha e brishtë”, “Daullja prej llamarine”, “Autizmi”, pastaj librat nga fusha e psikologjisë të autorëve Robin Sharma, Scott Peck, Mel Robbins etj., ndërsa nga librat për fëmijë dallohen seritë: “Më quajnë …”, “Izadora Mun”, “Klasikët”, “Legjendarët” etj”, tha Ajrullai.

Botuesit “klasikë” janë ende të rëndësishëm. Shumë dije nuk do të ishte e mundur të shpërndahej pa ta. Për këtë arsye është vendosur një ditë enkas, për të na kujtuar se dija nuk do të kishte këtë shpërndarje në rang botëror pa botuesit.

Institucionet kulturore në këtë ditë, ftohen të organizojnë aktivitete të cilat t’u mësojnë fëmijëve rëndësinë e botimit të librave, përtej atyre shkollorë.