Parburgim për dy persona në lidhje me uzurpimin e hapësirave te poliklinika “Bit Pazar”

Për dy persona të dyshuar për uzurpimin e hapësirave në oborrin e Poliklinikës “Bit Pazar”, Prokuroria Themelore Publike deri te Gjykata Penale në Shkup ka dërguar propozim për paraburgimin e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dërguar deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup ka dërguar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimi për dy persona ndaj të cilëve ka filluar hetimi për veprën penale – Uzurpimi i patundshmërisë në bazë të nenit 225, paragrafi 2 në lidhje me nenin 1 nga Kodi Penal”, sqarojnë nga Prokuroria.

Prokuroria sqaroi që dy personat e moshës 42 dhe 45 vjeçare me ekskavator kanë rrënuar murin e oborrit të Poliklinikës “Bit Pazar” për të krijuar hapësira parkingu në hapësirat e gjelbra të oborrit. Në sqarimin zyrtar të Prokurorisë, theksohet që kjo pronë nuk ka qenë e këtyre dy personave dhe për punimet e realizuara nuk ka pasur leje nga komuna.

Ndryshe, dy persona pasditen e djeshme kanë shembur me ekskavator rrethojën e poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup dhe kanë filluar punimet ndërtimore në oborr për të ndërtuar parking.