Panairi ndërkombëtar i librit në Shkup do të mbahet nga 4 deri më 10 maj

Panairi i Shkupit, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, në maj do të organizojë Panairin e 35-të Ndërkombëtar të Librit. Këtë vit panairi mbahet me moton “Era e një libri të ri paralajmëron pranverën”, transmeton Portalb.mk.

Panairi do të mbahet nga 4 deri më 10 maj në Arenën “Boris Trajkovski”, me mbi 50 pjesëmarrës, duke përfshirë edhe shtëpitë botuese më të suksesshme nga Maqedonia. Priten mijëra vizitorë – admirues të librit.

Çdo vit “Panairi i Librit” pret dhe është qendra kryesore e autorëve dhe botuesve më të rëndësishëm vendas dhe të huaj, të cilët prezantojnë botimet e tyre më aktuale.

Organizatori ende nuk e ka shpallur programin për Panairin e ardhshëm të Librit.