Paga mesatare shënoi rritje në Maqedoninë e Veriut

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit maj të vitit 2025, është 45 796  denarë, ndërsa paga mesatare bruto është 68 859 denarë, transmeton Portalb.mk.  

Në maj të vitit 2025, krahasuar me majin e vitit 2024, paga mesatare mujore bruto dhe neto për të punësuar është më e lartë për 11.0%. 

Siç informon Enti Shtetëror i Statistikave, kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore për të punësuarit në sektorët: veprimtaritë financiare dhe të sigurimit; tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; arsimi.