Padi penale kundër ish-ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, ka mundësuar inspektim teknik në komunën e Sarajit
Më 09.12.2025, Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ngriti një padi penale në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër ish-ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski (49) nga Kumanova, për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“O.S. gjatë kryerjes së detyrës së Ministrit të Brendshëm, përkatësisht gjatë vitit 2021, duke përdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, i ka mundësuar një personi juridik – inspektim teknik në komunën e Sarajit të përfitojë dobi të paligjshme pasurore në shumë prej 5.565.927 denarësh.
O.S. e ka kryer veprën penale në një mënyrë që brenda afatit të përcaktuar me ligj, nuk ka nxjerrë vendim për revokimin e autorizimit për inspektim teknik bazuar në një propozim të paraqitur nga një njësi organizative kompetente për çështje civile. Edhe pse e dinte se afati për lëshimin e vendimit për revokimin e autorizimit ishte jo më vonë se 15 ditë nga data e paraqitjes së çështjes, ai nuk e kreu detyrën e tij zyrtare në përputhje me nenin 65, paragrafi 3 i Ligjit për Automjetet dhe nenin 5 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e lëshimit dhe revokimit të vendimit për autorizimin e personit juridik për të kryer inspektim teknik të automjeteve dhe për kategoritë e automjeteve për të cilat lëshohet autorizimi për inspektim teknik të automjeteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kujtojmë se edhe në qershor të vitit 2024 Sindikata e policisë në Maqedonidorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, poashtu për “Shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” .