Padi ndaj 67 vjeçarit nga Shkupi për ndërtim pa leje në Çair

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 67 vjeçarit nga Shkupi për ndërtime pa leje, si vepër e dënueshme në bazë të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari në  cilësinë e investitorit, megjithëse e dinte se përpara se të fillonte zgjerimin dhe përmirësimin e një ndërtese në përputhje me nenin 63 paragrafi 1 i Ligjit për ndërtim, se është e nevojshme të ketë leje ndërtimi nga komuna kompetente territoriale, në këtë rast nga Komuna e Çairit”, sqaroi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Kallëzim penal ndaj A.E. është për veprën penale “Ndërtim pa leje” në bazë të nenit 244a të Kodit Penal, pasi ka vepruar në kundërshtim me nenin 56 të Ligjit për ndërtim.

“Ai pa poseduar një miratim të tillë, ai ka filluar me zgjerimin dhe përmirësimin e një objekti që ndodhet në sheshin “Skënder Beu””, raportoi Policia, duke theksuar që “ai ndërton në pronë të dikujt tjetër pa leje ndërtimi”.