Opozita shqiptare shpalosi tre kushte për formimin e qeverisë së ardhshme

Në një takim të  kryetarëve të Alternativës, Lëvizjes Besa dhe Lëvizjes Demokratike në Çarshinë e Shkupit, opozita shqiptare deklaroi se kanë dyshime se kreu i OSBE-së, Bujar Osmani, i cili është dhe përfaqësues i BDI-së, do ta keqpërdor funksionon për të ndikuar në numrin e vëzhguesve në procesin zgjedhor. Ata kërkuan, që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen bashkë që të mos krijohen shpenzime të dyfishta. Ndërkaq, që opozita shqiptare të bëhet pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar, ata shpalosën tre kushte – anëtarësimin në BE, mosvjetërsimin të lëndëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga politikanët dhe heqjen e termit 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutën e RMV-së, raporton Portalb.mk.

Afrim Gashi, kryetari i Alternativës tha se që opozita shqiptare të bëhet pjesë e Koalicionit Qeveritar  pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ata kanë tre kushte, kushti i parë dhe për cilin nuk do të bëjnë kompromis  ka të bëjë me anëtarësimin e Maqedonisë së veriut në Bashkimin Evropian, në kushtin e dytë opozita shqiptare kërkon që të mos lejojnë vjetërsimin e lëndëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kushti i tretë ka të bëjë me riformulimin e termit 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

“Opozita shqiptare i ka tre kushte për tu bërë pjesë e Koalicionit Qeveritar pas zgjedhjeve të ardhshme. Kushti i parë ka të bëjë me rrugëtimin tonë drejt BE-së dhe për këtë punë ne nuk do kemi asnjë kompromis , pa marrë parasysh se kush do të fitojë në kampin maqedonas, si do bëhet matematika për formimin e qeverisë ne jemi të përcaktuar dhe të vendosur se rrugëtimi për në BE nuk ka kompromis. Kushti jonë i dytë ka të bëjë me amendamentin kushtetues për mosvjetërsimin e lëndëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare , ne do bëjmë çmos që atë amendament ta vendosim në kushtetutë dhe përfundimisht çdo keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe të njerëzve që janë të zgjedhur dhe të emëruar të mos mund të pasurohen në kurriz të qytetarëve dhe kushti i tretë ka të bëjë me formulimin fyes të gjuhës shqipe. Ne mendojmë se kur të hapet kushtetuta dhe në funksion të ndryshimeve kushtetuese ai formulim duhet tl hiqet njëherë e përgjithmonë për shkak ese nuk i bën nder as shqiptarëve as maqedonasve as këtij shteti dhe është në funksion të integrimi të vendit në BE.”, tha Afrim Gashi nga Alternativa.

Izet Mexhiti, kryteari i Lëvizjes Demokratike tha se iniciativa e BDI-së për të kthyer Gruevskin në vend  nuk ka falje për shkak se Gruevski i ka bërë dëm popullit shqiptar por edhe e ka larguar vendin nga rruga për në BE. Ai gjithashtu shtoi se BDI dëshironta kthejë  Gruevskin që më pas të mund të bëjë pazar me VMRO-DPMNE-në nëse i humbin zgjedhjet.

“Në këtë rast duam të shprehim mirënjohje ndaj aleatëve tonë ndërkombëtar që po pengojnë aventurën e Bashkimit Demokratik për Integrim për ta kthyer Gruevskin në Shkup për moment, gjykata supreme për çështjen e abolimeve të Gjorgji Ivanovit, tregoi integritet dhe i rezistoi presionit politik . Megjithatë apelojmë për vigjilencë sepse çdo i dëshpëruar tjetër edhe Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të heqë dorë nga kjo iniciativë. Burimet tona thonë se BDI ka kohë  që është dorëzuar nga ndryshimet kushtetuese dhe se e vetmja arsye që kaq shumë angazhohet për kthimin e Gruevskit është që të bëjë pazar me kryesinë  e VMRO-DPMNE, ata shpresojnë se Gruevski do të sigurojë pozitë dhe nëse i humbin zgjedhjet që të krijojnë një qeveri të gjerë për të cilën do të negociojnë  edhe me deputetët e LSDM-së . Ka ardhur koha për të dëgjuar mesazhet edhe të ministrave të Aleancës për Shqiptarët, opozita është për njerëz . Për të gjithë këto skandale shqiptarët, Bashkimit Demokratik për Integrim do t’ia japin  në zgjedhje, nuk ka falje për filtrimin me Gruevskin i cili është politikan jo vetëm që i bëri keq popullit shqiptar por si kryeministër e largoj  vendin nga Bashkimi Evropian . Është hipokrizi e paparë kjo e Bashkimit Demokratik  për Integrim të manipulojë  opinionin  se kinse Gruveski do të na sjellë vlerat e Bashkimit Evropian nga Budapesti.” deklaroi Izet Mexhiti.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami për mediat tha se për ta prioritet për momentin është krijimi i parakushteve për zgjedhje demokratike dhe për shkak të informacioneve të tyre se Bujar Osmani ka tentuar të keqpërdorë pozitën e tij në OSBE për të ndikuar në numrin e vëzhguesve në procesin zgjedhor ata janë duke përgatitur një strategji për ta penguar këtë. Ai gjithashtu kërkoi nga BDI dhe LSDM që të mos gjejnë arsye  për të shmangur zgjedhjen e anëtarëve të opozitës shqiptarë në KSHZ.

“Për ne prioritet numër një është krijimi i parakushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike. Siç kemi disa informacione  Bujar Osmani ka tentuar të keqpërdorë  kryesimin me OSBE për të ndikuar në vendimin për numrin e vëzhguesve  për në procesin zgjedhor. Ne po bëjmë të qartë se ne dimë saktësisht se çfarë janë  të gatshëm të bëjnë në përpjekje për të mbrojtur pasuritë e tyre  të fituara në mënyrë të paligjshme. Ne jemi duke zhvilluar një strategji serioze për tu përballur me çdo abuzim të mundshëm. Opozita e bashkuar shqiptare ka legjitimitetin të kërkojë  përfaqësim adekuat në organet zgjedhore. Duke marrë parasysh se deputetët Fadil Zendeli dhe Safije Sadiku Shahini kanë paraqitur një iniciativë konkrete për të plotësuar vendin tonë me anëtarë në KSHZ, kërkojmë që deputetët e BDI-së dhe LSDM-së të mos gjejnë arsye  për  ta vonuar atë apo për të shmangur përmbushjen e këtij obligimi ligjor me interpretime irracionale. Sa i përket zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në të njëjtën kohë  mendoj se është krejtësisht joracionale të bëhen shpenzime të dyfishta por duam të dëgjojmë argumentin e BDI-së dhe LSDM-së me të cilët ata do të mbrojnë këtë qëndrim racional para qytetarëve. Megjithatë ne jemi të përgatitur për të dy skenarët”, deklaroi Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes Besa.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dje ka folur për datat e mundshme për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale, si dhe për afatet. Ai ndau tre data të mundshme për raundin e parë dhe të dytë të zgjedhjeve.

Sipas tij, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Kështu, nëse raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale mbahet më 14 mars, atëherë shpallja e zgjedhjet duhet të jenë më 4 janar 2024. Nëse janë më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj për raundin e dytë, atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje.

Më 4 tetor kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski i bëri thirrje kryeministrit dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski të thërrasë takim të liderëve, në të cilin, siç thotë, do të bisedohet për procesin zgjedhor.