Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë është rritur në 1.450, mbi 50 mijë të zhdukur
Numri i viktimave të tërmeteve shkatërruese në Venezuelë është rritur në 1,450, tha sot zyrtari i lartë venezuelian Jorge Rodriguez, transmeton Euronews.
Duke folur për televizionin shtetëror, Rodriguez deklaroi se numri i të plagosurve arriti në 3,150 dhe se 12,721 familje u prekën , raportoi Sky News. Sipas tij, një total prej 774 ndërtesash u dëmtuan ose u shkatërruan.
Nga këto, 189 ndërtesa pësuan dëme të plota, ndërsa 585 u dëmtuan pjesërisht. Midis objekteve të prekura janë 38 spitale, dhe Rodríguez tha se autoritetet po punojnë me shpejtësi për t’i rindërtuar ato.
Ai shtoi se deri më tani u është ofruar ndihmë 73,937 familjeve, ndërsa më shumë se 7.2 milionë kilogramë ushqim janë shpërndarë për popullsinë.