Tërmet me magnitudë rreth tre ballë u ndje në Gostivar, Tetovë dhe zonën përreth
Një tërmet me magnitudë 3 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua në pjesën veriperëndimore të vendit në zonën e Gostivarit dhe Tetovës mbrëmë, disa minuta pas mesnatës, njoftoi Observatori Sizmologjik në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave, dridhja u ndje në orën 00:06, me epiqendër në zonën Tetovë-Gostivar.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) raporton se tërmeti kishte magnitudë prej 2.9 ballë sipas shkallës Rihter në një thellësi prej pesë kilometrash, ndërsa epiqendra ndodhej 10 kilometra në veriperëndim të Gostivarit.
Observatori Sizmologjik në Shkup raportoi se tërmeti u ndje nga banorët e Gostivarit, Tetovës dhe zonës përreth me një intensitet prej tre gradësh, sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.