“Nuk mund të lidhet me DAP-in” shkruan në aplikacionin “TVSH-ja ime” gjatë përpjekjes së skanimit të faturave

Aplikacioni “TVSH-ja ime”, përmes të cilit qytetarët duhet të skanojnë faturat për rikthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), nuk ka funksionuar për të tretën ditë, transmeton Portalb.mk.

Kur përpiqeni të skanoni ndonjë faturë, aplikacioni shfaq një mesazh, “nuk ka lidhje me DAP-in” (Drejtoria e të Ardhurave Publike). Është e dukshme se probleme të tilla me skanimin e faturave janë bërë më të shpeshta, veçanërisht gjatë periudhës së fundit njëvjeçare.

DAP thotë vetëm shkurt se është një problem teknik, pa dhënë shpjegime shtesë – pse aplikacioni për skanimin e faturave, i cili është shumë i popullarizuar tek qytetarët, nuk po funksionon.

Qytetarët në rrjetet sociale ankohen se aplikacioni shpesh nuk funksionon, veçanërisht gjatë fundjavave. Rikthimi i TVSH-së mund të jetë maksimumi 2.100 denarë për tremujor.