Nuk ka të lënduar nga zjarri në burgun e Manastirit, hapësira e djegur do të riparohet
Në burgun e Manastirit ku mbrëmë ka rënë zjarr nuk ka të burgosur apo gardianë të lënduar, transmeton Portalb.mk.
Vetëm disa roje burgu që thithën tym morën kujdes mjekësor.
Edhe MPB-ja thotë se nuk ka të lënduar, ndërsa kontroll ka kryer ekipi nga SPB Manastir. Nga aty thonë se është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
Në burgun e Manastirit, që ndodhet në zonën e Urës së zezë, gjatë ditës do të hetohen shkaqet e zjarrit në repartin e paraburgimit, ndërsa do të bëhet hapësirat do të sanohen.
Të paraburgosurit do të zhvendosen në një dhomë tjetër për sa kohë që njësia e paraburgimit e dëmtuar dhe instalimi i dëmtuar të riparohen.
Gjatë ditës pritet të bëhen të ditura shkaqet e zjarrit në burgun e Manastirit, i cili u shua menjëherë.
Siç raportoi mbrëmë “360 gradë”, zjarri ka shumë gjasa të jetë shkaktuar qëllimisht nga njëri prej të arrestuarve. Tymi u shpërnda shpejt nëpër qelitë e mbetura dhe dhomat e sipërme përmes sistemit qendror të ventilimit.
Në burgun e Manastirit, në pjesën ku ka rënë zjarri janë strehuar të paraburgosurit, ndërsa për momentin masën e paraburgimit atje e vuajnë gjithsej 18 persona.