Çka trashëgojmë nga nëna dhe çka nga babai, zbuloni cilat gjene janë vendimtare

Gjenet e nënës përbëjnë 50% të ADN-së, gjithashtu edhe gjenet e babait përbëjnë 50%. Megjithatë, duke qenë se gjenet mashkullore janë më “agresive”, ato janë më dominuese dhe për këtë arsye ndikojnë tek më shumë faktorë kur bëhet fjalë për pasardhësin, shkruan Panacea.

GJINIA: Varet nga burri. Nëse një burrë ka më shumë motra në familje, me siguri do të ketë vajzë, dhe nëse ka më shumë vëllezër, do të ketë djem.

CILËSIA E DHËMBËVE: Nëse babai ka probleme me dhëmbët, atëherë edhe fëmijët do të kenë. Këtu gjenet janë të qarta – ne trashëgojmë cilësinë e dhëmbëve nga babai!

INTELIGJENCA: Vajzat marrin inteligjencën nga të dy prindërit, ndërsa djemtë do ti ngjajnë nënës për nga inteligjenca. Megjithatë, vetëm 40% e inteligjencës së nënës trashëgohet, pjesa tjetër fitohet gjatë jetës. Pra, punë, punë dhe vetëm punë.

SËMUNDJET MENDORE: Cilësia e spermës ulet me kalimin e moshës. Për shkak të kësaj, njerëzit e moshuar mund të përcjellin gjene të mutuara tek fëmijët e tyre. Kjo rrit rrezikun e sëmundjeve mendore, autizmit, hiperaktivitetit ose çrregullimit bipolar. Nëse një burrë ka sëmundje koronare të zemrës, ai ka të ngjarë t’ua kalojë atë djemve të tij. Nëse burri ka luftuar me infertilitetin, edhe djemtë do të kenë të njëjtin problem.

PESHA TRUPORE: Pesha varet vetëm nga nëna. Nëse nëna ka tendencë të shtojë peshë, edhe fëmijët do ta kenë njëjtë. Nëse nëna është e dobët, fëmijët do të jenë më të dobët.

GJATËSIA: Gjatësia ndikohet më shumë nga gjenet e babait sesa nga ato të nënës. Edhe pse ka dy mënyra për të matur këtu:

Nëse keni djalë, shtoni gjatësinë e nënës me gjatësinë e babait dhe shtoni 5 centimetra të tjera plus. Pjesëtoni këtë shumë me 2 dhe do të merrni rezultatet për gjatësinë e djalit.
Nëse keni vajzë, shtoni përsëri gjatësinë e nënës dhe babait dhe nga kjo shumë zbrisni apo minusoni 13. Pjesëtoni rezultatin me 2 dhe do të merrni gjatësinë e vajzës.

NGJYRA E SYVE: Ngjyra dominuese është ngjyra kafe. Nëse njëri prind ka sy kafe dhe tjetri ka sy blu, fëmija me siguri do të ketë sytë ngjyrë kafe.

FLOKËT: Nëse të dy prindërit kanë flokë kaçurrela, edhe fëmija do të ketë. Nëse njëri prind ka flokë kaçurrela dhe tjetri ka flokë të drejtë, fëmija do të ketë flokët kaçurrela.