Nuk është e vërtetë që luleradhiqe vret 90 përqind të qelizave kancerogjene në 48 orë

Është e vërtetë që ka disa kërkime mbi rrënjën e luleradhiqes për të shqyrtuar performancën e saj kundër kancerit, megjithatë, nuk ka prova të forta shkencore ose mjekësore për të mbështetur tezën se rrënja e luleradhiqes është një ilaç efektiv kundër kancerit, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook që thotë:

Luleradhiqe vret qelizat kancerogjene me 90 përqind brenda 48 orëve.

Në kundërshtim me pretendimin në postim, provat shkencore nuk kanë treguar se bima e luleradhiqes vret qelizat kancerogjene me 90 përqind efikasitet brenda 48 orëve. Siç shkruajnë verifikuesit e fakteve të Snopes, rrënja e luleradhiqes është studiuar për performancë të mundshme kundër kancerit, por nuk ka absolutisht asnjë provë që ajo vret më shumë se 90 përqind të qelizave kancerogjene brenda 48 orëve. Është e vërtetë që ka disa kërkime mbi rrënjën e luleradhiqes për të shqyrtuar performancën e saj kundër kancerit, por nuk ka prova të forta shkencore ose mjekësore për të mbështetur tezën se rrënja e luleradhiqes është një ilaç efektiv kundër kancerit.

Sipas Qendrës së Kancerit Memorial Sloan Kettering, e cila ka hetuar marrëdhënien midis rrënjës së luleradhiqes dhe kancerit që nga viti 2010, rrënja e luleradhiqes ka demonstruar veti antikancerogjene kundër melanomës, leuçemisë dhe linjave qelizore të kancerit kolorektal. Por, megjithëse studimet laboratorike kanë treguar se luleradhiqeja ka veti antikancerogjene, studimet klinike nuk e kanë konfirmuar këtë efekt tek njerëzit.

Ka raportime për përfitime të mundshme te pacientët me kancer të gjakut, por nuk është e qartë nëse kjo është përfundimisht për shkak të suplementeve me luleradhiqe. Ata pohojnë se nevojiten prova klinike për të përcaktuar kushtet në të cilat luleradhiqe

Për më tepër, ata paralajmërojnë se, meqenëse luleradhiqe ka një efekt në aktivitetin e hormonit estrogjen, ajo në fakt mund të shkaktojë rritjen e disa llojeve të kancerit që janë të ndjeshme ndaj hormoneve.

Siç shkruajnë verifikuesit e fakteve në Fulfect, nuk ka prova shkencore që ekstrakti i luleradhiqes është një trajtim i dobishëm për kancerin te njerëzit.

Çdo trajtim i ri potencial duhet t’i nënshtrohet provave rigoroze në njerëz përpara se siguria dhe efektiviteti i tij, nëse ka, të konfirmohet. Unë rekomandoj që kushdo që po mendon të marrë ndonjë suplement ose trajtim të paprovuar duhet të flasë më parë me mjekun e tij për këtëtha për Fullfect Martin Ledwick i Cancer Research UK. 

Artikulli që shqyrtuam nuk citon burimin e këtij informacioni, por sipas verifikuesve të fakteve në Fullfect, ka të ngjarë që ai të ketë ardhur nga një artikull i vitit 2016 në faqen e internetit Health Eternally. Artikulli i referohet pacientit 72-vjeçar John DiCarlo, i cili thuhet se po trajtohej për kancer në Qendrën Rajonale të Kancerit Windsor në Ontario, Kanada.

Leuçemia e tij, e cila po trajtohej me trajtime tradicionale, vazhdoi të përparonte, por ai hyri në remission (lehtësim i përkohshëm ose i përhershëm i simptomave) pasi filloi të pinte çaj luleradhiqeje në shtëpi.

Pretendimi specifik se qelizat kancerogjene shkatërrohen brenda 48 orëve ka të ngjarë të vijë nga një studim i vitit 2016 nga Universiteti i Windsor që tregoi se 95 përqind e qelizave kancerogjene të pankreasit u vranë brenda 48 orëve me ekstrakt rrënje luleradhiqe. Megjithatë, ky studim u krye në një laborator te minjtë, të cilëve iu dha ekstrakti. Ky studim nuk testoi efektin e ekstraktit të luleradhiqes te njerëzit, shkruajnë verifikuesit e fakteve në Fulfect. 

Siç shkruajnë verifikuesit e fakteve nga Portugalia, nuk ka prova shkencore që rrënja e luleradhiqes është efektive në trajtimin e kancerit.

Asnjë bimë, çaj apo eliksir nuk mund të konsiderohet si kurë për një sëmundje aq komplekse, të fortë, inteligjente dhe rezistente sa kanceri, tha mjekja, nutricionistja dhe studiuesja Paula Ravasco. 

Specialistja e imunohematologjisë, e të ushqyerit klinik dhe onkologjik pranon se do të donte që “pretendimet të ishin të vërteta, por për fat të keq, ato nuk janë”.

“Unë garantoj se nëse do të vërtetoheshin shkencërisht, unë do të isha personi i parë që do ta kapja këtë bimë dhe do të bërtisja për vetitë e saj nga çatitë”, thotë Ravasco.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë botimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.