Nuk duhet të jenë funksionar ose të punësuar në administratën e Maqedonisë së Veriut personat “non grata”, propozoi zëvendëskryeministrja
Zëvendësja e kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, paralajmëroi se ka ngritur nismë në Qeveri që të fillohet me ndryshime ligjore të cilat do të pamundësojnë që personat të cilët janë në listën e sanksioneve të SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara të jenë në ndonjë pozitë ose të punësohen në administratë, raporton MIA.
Në televizionin Sitel, ku sonte ishte mysafire, Gërkovska theksoi se janë të nevojshme ndryshime të cilat do të parashohin se nëse një funksionari, i cili për momentin është në pozitë, i shqiptohet një sanksion i tillë, mandati t’i ndërpritet menjëherë.
“Sepse sjellja sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pas shqiptimit të sanksioneve të tilla, shkatërron besimin në institucione dhe nuk kontribuon në ndërtimin e një sistemi në të cilin qytetarët mund të kenë besim. Ndërsa ne do ta zvogëlojmë korrupsionin në mënyrë drastike në atë moment kur do të shihet se sistemi funksionon në mënyrë të paanshme dhe ka dënime dhe sanksione për të gjithë ata që kanë shkelur normat etike dhe morale”, tha Gërkovska.
Në atë drejtim, paralelisht me përforcimin e kritereve për bartësit e funksioneve, kanë përgatitur edhe Propozim për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Masat Retriktive, me të cilin, përveç rezolutave juridike të Këshillit të Sigurisë së KB-së dhe akteve juridike të BE-së, do të shtohen edhe masat e SHBA-së, si bazë për masa ligjore restriktive.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 16 nëntor të vitit 2023 kanë futur në listën e zezë 10 individë, teksa kanë shpallur rundin e radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan, Sipas ueb-faqes zyrtare të Thesarit amerikan, individët e sanksionuar janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në mesin e tyre janë Savo Cvijetinoviq, Petar Gjokiq dhe Dushko Peroviq nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviq dhe Branisllav Miqunoviq nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaciq e Nenad Popoviq nga Serbia.
Më 20 qershor Departament Amerikan i Shtetit shpalli non grata, Ramiz Merkon. Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.
Më 11 prill të vitit 2022 për shkeljet ligjore dhe prishje të demokracisë nëpër institucione publike, shoqëruar me korrupsionin, Departamenti i Shtetit Amerikan i shpalli nongrata edhe Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin dhe një politikane nga Bosnja.
Paraprakisht, SHBA i ka shpallur nongrata, Menduh Thaçin, Lube Boshkoskin, Xhevat Ademin dhe të tjerë. SHBA, ka paralajmëruar se Merko nuk është i fundit që është shpallur “nongrata”, por se do të ketë edhe të tjerë.
- LEXO: SHBA-ja i fut në listë të zezë edhe 10 individë nga Ballkani, tre janë nga Maqedonia e Veriut
- LEXO: Biznesmeni kontrovers nga RMV, Orce Kamçev, në listën e zezë të SHBA-së
- LEXO: Përsëri ndërtime në Vodno pranë parcelave të Kamçevit dhe Gruevskit, Gerasimovski më kot mori vendim për ndalimin e punimeve
- LEXO: Filloi shitja e pronës së konfiskuar të Mijallkovit në rastin “Perandoria”
- LEXO: Çfarë dinë autoritetet e Maqedonisë së Veriut për kompaninë “Cytrox”, e sanksionuar nga SHBA-ja?