Një zog shkaktoi ndërprerjen e dy blloqeve në REK “Manastir”, pas intervenimit puna është normalizuar

Defekti që ka shkyçur mëngjesin e sotëm nga rrjeti bllokun e parë dhe të tretë të REK “Manastiri”, e që ishte për shkak të një problemi në trafostacionin MEPSO, sipas operatorit të sistemit të transmetimit elektrik, është shkaktuar gjatë fluturimit të një zogu, transmeton Portalb.mk.

Zogu, siç njofton MEPSO, herët në mëngjes ka fluturuar pranë trafostacionit “Manastir 2” dhe ka shkaktuar kërcim në njërën nga portalet e së njëjtës impiniat.

“Rënia shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për gjysmë ore, por me reagimin me kohë të punonjësve gjithçka është rikthyer në gjendjen fillestare dhe furnizimi me energji elektrike është normalizuar dhe po ecën pa probleme”, njoftoi ShA MEPSO.

Operatori thekson se dëmtimi i pajisjeve në ndërprerjen e sotme është i parëndësishëm dhe se ndërhyrje të tilla të shpejta dhe në kohë janë pjesë e punës së përditshme të MEPSO-s.

Rastet e këtij lloji, kur një zog shkakton ndërprerje të energjisë elektrike, sipas MEPSO-s, janë të rralla, por jo të pamundura.

Herët në mëngjes sot, termocentralet shtetërore të Maqedonisë së Veriut (ESM) njoftuan se blloku i parë dhe i tretë i REK “Manastir” janë shkëputur nga rrjeti për shkak të një problemi në trafostacionin MEPSO, i cili ndodhet në afërsi të kombinatit.