Një tërmet prej 5,4 ballë goditi Malin e Zi, u ndje edhe në Maqedoni

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Malin e Zi mëngjesin e sotëm në orën 04:06, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Portalb.mk.

Drejtoria për punë për Hidrometeorologjike dhe Sizmologji (DPHMS) njoftoi se epiqendra ishte në komunën e Pluzhinës, në thellësi prej 14 kilometrash. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima dhe dëme, ndërsa nga DPHM thonë se mund të ketë dëme në zonën epiqendrore.

“Në bazë të magnitudës dhe thellësisë së tërmetit, mund të ketë shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore. Është mirë që epiqendra ka qenë në një zonë të pabanuar”, njoftoi DPHM.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane bëri të ditur se janë regjistruar dy tërmete të tjera më të lehta me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter.