Një tërmet i fortë goditi Japoninë

Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë, transmeton Portalb.mk.

Epiqendra e tërmetit ishte afër bregut perëndimor të ishullit Honshu në një thellësi prej 15 kilometrash.

Për momentin nuk dihet nëse ka viktima apo dëme materiale dhe nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.