Një milion përdorues u regjistruan në 24 orë në Bluesky

Bluesky, alternativa open-source e Twitter. Ka vërejtur një rritje të madhe përdoruesish vetëm një ditë pasi shërbimi u hap për të gjithë publikun, raporton PCW. Shërbimi fitoi 850 mijë përdorues të rinj duke e çuar në 4 milionë numrin e regjistrimeve. Deri më sot shërbimi ka funksionuar përmes një sistemi ftesash dhe ishte rritur në 3 milionë përdorues përpara se të hapej për të gjithë.

Aktualisht ka afro 4.1 milionë regjistrime. Rritja e numrit të përdoruesve padyshim vjen nga kurioziteti që platforma e Jack Dorsey ka ngjallur.

Platforma përballet me influencën në rritje të alternativës së Meta, Threads, që numëron 130 milionë përdorues në muaj.

Suksesi i Bluesky varet nga fakti nëse do të mund të mbajë një rritje të qëndrueshme dhe njëkohësisht përdoruesit e të interesuar për shërbimin.

Kujtojmë se Threads vuri re një rritje të madhe përdoruesish në ditët e para përpara se të binte pak ditë më vonë. Edhe pse duken të ngjashme, Bluesky ofron më shumë përshtatje për përdoruesit me funksionalitete si algoritme të personalizuara apo mundësinë për të zgjedhur vetë moderimin e përmbajtjeve.