Një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në Ohër, dy persona janë arrestuar

Një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në Ohër, njofton Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Ohër, transmeton Portalb.mk.

Rasti, siç thonë nga SPB Ohër, është raportuar sot në ora 11:10. Në njoftim thuhet se një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën “Karposh Vojvoda” në Ohër, e cila më pas është transportuar në “Shën Erasmus” në Ohër.

Më vonë, në orën 11:45, SPB Ohër tha se në rrugën “Jane Sandanski” është privuar nga liria 32-vjeçari A.D. dhe 21-vjeçari E.M., të dy nga Ohri.

“Ekipet e prokurorit publik dhe policisë janë duke bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, shtoi SPB Ohër.