Një ekip nga Geteborgu i Suedisë do të vizitojë Koçanin në shenjë solidariteti pas tragjedisë

Javën e ardhshme, nga e hëna deri  të enjten, prej 16 deri më 18 qershor 2025, një ekip prej shtatë anëtarësh nga Geteborgu, Suedia, do të vizitojë qytetin e Koçanit për diskutime të ndërsjella me komunitetin lokal. Në shenjë solidariteti pas tragjedisë së Koçanit, ekipi suedez do të ndajë përvojën e tyre nga 27 vjet më parë – një zjarr në diskotekë që ndodhi në vitin 1998 në Geteborg. Geteborg do t’i përcjellë Koçanit mësimet e nxjerra në një përpjekje për të ndërtuar modele solidariteti, qëndrueshmërie dhe shprese të përbashkët, transmeton Portalb.mk.

Ekipi i Geteborg-ut prej shtatë anëtarësh përfshin: punonjëset sociale Eleonor Artfors dhe Heli Kunnas, të mbijetuarit Parash Lama dhe Rozbeh Aslanian, zjarrfikësit Bengt Holm dhe Per-Anders Lindfeldt, dhe Koordinatorin e Qendrës për Mbështetje Lars Lilled. Ata do të ofrojnë përvoja personale dhe profesionale, me qëllim që të ofrojnë mbështetje për komunitetin e Koçanit dhe rajonin.

Më 16 qershor 2025 në orën 11:00 në qendrën Multi-Kulti (MKC) në Koçanë, ambasadorja e Suedisë Ami Larsson Jain, Venko Krstevski, ushtures i detyrës Kryetar i Komunës së Koçanit, ekipi i Geteborgut dhe Qendra për Veprim Psikosocial dhe Krizë – Malinska (QVPK) do të mbajnë fjalime.

Ambasadorja e Suedisë Ami Larsson Jain dhe ekipi i Geteborgut do të dorëzojnë përkthimin e një libri të titulluar “Sikur plotëson një puzzle”. Libri rivlerëson tragjedinë e Geteborgut përmes rindërtimit të ngjarjes së zjarrit në diskotekë. Libri jep një pamje të plotë të asaj që ka ndodhur, e cila kontribuoi kryesisht në procesin e shërimit të komunitetit të Geteborgut. Përkthimi i librit https://europehouse.mk/wp-content/uploads/2025/06/Kniga-pecat-10.8.pdf është pjesë e vizitës dhe synon t’u ofrojë mbështetje lexuesve të tanguar në procesin e tyre të shërimit.

Më 16 qershor 2025 në orën 18:00 në Shtëpinë e Kulturës “Beli Mugri” në Koçan, do të zhvillohet debat publik i udhëhequr nga ekipi i Geteborgut dhe QVPK-së .

Aktivitete të tjera do të zhvillohen më 17 dhe 18 qershor 2025, duke përfshirë ndarjen e përvojave, seanca të hapura dhe të mbyllura, reflektime, mësime të nxjerra dhe diskutime mbi hapat e ardhshëm dhe bashkëpunimin.

Vizita e ekipit të Geteborgut në Koçan është një iniciativë e Team Europe e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Suedisë, Delegacioni i Bashkimit Europian, Europe House dhe Qendra për Veprim Psikosocial dhe Krizë – Malinska nga Shkupi, në bashkëpunim me Komunës e Koçanit dhe iniciativën qytetare Mbështetni Koçanin.

“Motoja e vizitës është ta bëjmë Koçanin një qytet të rezistencës dhe solidaritetit”, thuhet në njoftim.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prillmë 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.