Një 29 vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Gradsko – Prilep, trupi është dërguar për obduksion

Një njëzet e nëntë vjeçar nga Prilepi ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Prilep-Gradsko, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve, A.M. (29) iu nënshtrua plagëve të marra në spitalin e qytetit të Prilepit, ku u dërgua pas aksidentit që ndodhi pak para orës 18:00.

Në të është përfshirë automjeti i pasagjerëve “Audi”, i cili drejtohej nga personi i ndjerë, si dhe një kamion “Man” me targa të Shkupit, në timon të të cilit ishte 38-vjeçari Z.B. nga Kumanova.

Sipas MPB-së, ngjarja në komunikacion në Sektorin e Punëve të Brendshme Prilep është raportuar në ora 17:57.

“Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje ekipi i SPB Prilep”, njofton MPB.

Për shkak të aksidentit komunikacioni në drejtimin rrugor Gradsko – Prilep, në mes të kryqëzimit për fshatrat Oreovec dhe Pletvar, dje në mbrëmje u ndërpre plotësisht.