Nga pritja në Kryeministri te takimi i delegacioneve, detaje nga vizita e Zelenskyt në Shqipëri

Ditën e sotme presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të vijë në Tiranë. Sipas burimeve për Euronews Albania bëhet me dije se Zelensky do të pritet nga kryeministri Edi Rama në Kryeministri në orën 09:00 të mëngjesit të nesërm.

Po ashtu, në orën 11:00 do të bëhet pritja e delegacioneve te Pallati i Kongreseve.

Në orën 13:30 pritet të mbyllet gjithçka në konferencën e Zelenskyt me kryeministrin Rama.

Axhenda do të shpërndahet mbrëmjen e sotme në orën 20:00, ndërkohë që detajet për Samitin do të bëhen të ditura nesër.

Kujtojmë se për vizitën e Zelenskyt në Tiranë do të angazhohen mbi 1 mijë forca policie dhe do të bllokohen disa akse rrugore.