Nga nesër në Tetovë do të bëhet deratizimi, komuna apelon për kujdes

Duke filluar nga nesër  dhe deri të shtunën (20, 21 dhe 22 shtator) në Tetovë do të bëhet deratizimi i planifikuar për asgjësimin e brejtësve, transmeton Portalb.mk.

Komuna e Tetovës njoftoi se deratizimi do të kryhet nga ora 9:00 deri në 16:30, vetëm në kushte të favorshme atmosferike.  Nëse moti është me shi ose me erë të fortë, procesi i deratizimit do të shtyhet për një ditë tjetër me kushte të favorshme moti.

“Pas një plani të përgatitur paraprakisht për dinamikën e aktiviteteve dhe specifikimin teknik, do të vizitohen lokacionet e përcaktuara në kërkesën për mbledhjen e ofertave. Trajtimi do të bëhet në prani të përfaqësuesve të Komunës së Tetovës dhe me ndihmën e punëtorëve nga NPK Tetovë NJ.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, të cilët do të kenë përgjegjësinë për hapjen dhe mbylljen e puseteve, si dhe për të siguruar trajtimin e duhur të tyre”, informoi Komuna e Tetovës.

Nga atje kërkojnë  që qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet dhe masat mbrojtëse të dhëna nga autoritetet, për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e tyre, si dhe sigurinë e kafshëve të tyre.