Netanyanu s’e përjashtoi mundësinë e vrasjes së Khameneit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar ta përjashtojë vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ayetollah Khamenei, transmeton “BBC”. Në një intervistë për transmetuesin amerikan “ABC News”, Netanyahu, tha se çdo plan i mundshëm për ta vrarë liderin iranian “nuk do ta përshkallëzonte konfliktin, por do ta përfundonte atë”, raporton Koha.net.

I pyetur nëse Izraeli do ta shënjestrojë Khamenein, Netanyanu tha: “Po bëjmë atë që duhet të bëjmë”.

“Ne kemi shënjestruar shkencëtarët e tyre më të mirë bërthamorë. Kemi ende punë për të bërë në vende tjera”, tha Netanyahu.

Netanyahu po ashtu ka thënë se sulmet izraelite e kanë kthyer programin bërthamor të Iranit shumë prapa.