Nesër nga ora 17:00 pothuajse i gjithë Shkupi do të mbetet pa ujë

Pothuajse të gjitha vendbanimet e Shkupit nga ora 17:00 nesër do të përballen me ulje të presionit ose ndërprerje të ujësjellësit. Këtë informacion e ka bërë të ditur sot ndërmarrja publike Ujësjellësi dhe kanalizime, transmeton Portalb.mk.

Shkak i ndërprerjes së ujit është bërë ndërhyrja e ujësjellësit kryesor F1600 mm në Rashçe.

NP Ujësjellësi dhe Kanalizim thotë se do të preken këto vendbanime: Arnaqia, Saraji, Glumova, Matka e Epërme, Matka e Poshtme, Gjorçe Petrovi, Vllae, Karposhi, Zhdaneci, Nerezi, Qendra, Qendra Klinike, Kisella Voda, Usje, Pintija, Draçeva, Batinca, Studeniçani, Morana, pjesë e Gazi Babës, Çairi, Shkup Veri, Fushë Tophanja, Auto Komanda dhe Aerodromi.