Nesër do të luhen dy ndeshjet e javës së XVI-të
Java e XVI-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të fillojë me dy ndeshjet që do të zhvillohen nesër duke filluar prej orës 13:00, transmeton Portalb.mk.
Në Gjorçe Petrov të Shkupit, do të kuhet ndeshja ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Vardarit, ndërkohë në Kavadar do të luhet ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Strugës.
Të shtunën në Kumanovë do të luhet derbi shqiptar i kësaj jave. Duke filluar prej orës 13:00, do të përballet Bashkimi me Shkëndijën.
KF Shkupi do të udhëtojë në Strugë për të luajtur të dilën kundër ekipit të Akademia Brerës në ora 13:00. Në të njëjtën kohë në Shkup do të përballen Rabotniçki dhe Sileksi.
Të hënën prej orës 13:00 do të luhet ndeshja ndërmjet Arsimit dhe Pelisterit në Gostivar.