Nesër do të lëvizin autobusët e transportit publik nëpër rrugët e Shkupit

Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” nesër do të aktivizon autobusët e transportit urban në rrugët e vendbanimeve dhe fshatrave të Shkupit, pas zhbllokimit të subvencionimit të kësaj ndërmarrje në Këshillin e Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Me 25 vota “për”, Këshilli në seancën e jashtëzakonshme të përsëritur, mori vendim që të subvencionohet Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi”.

Para se të votohet për ndarjen e subvencioneve, këshilltarët nga VMRO-DPMNE kanë tentuar që t’i shkurtojnë subvencionet në një të tretën nga mjetet e parapara në amendament, por ajo nuk ishte pranuar nga këshilltarët tjerë dhe kryetarja Danella Arsovska.

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e parë të mbajtur sot, nuk i miratoi subvencionet për NTP që kompania pret për të paguar pagën e dhjetorit. “Për vendimin votuan 22 anëtarë, ndërsa 13 votuan kundër.

NTP “Shkup” nuk mund të ndajë pagën, sepse vendimi për dhënien e subvencioneve prej 11 milionë euro nga Qyteti i Shkupit nuk ka kaluar, sepse këshilltarët nga VMRO-DPMNE nuk e kanë votuar.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar punëtorët e ndërmarrjes publike nuk dolën për të vozitur për shkak të vonesës në dhënien e pagave brenda afatit ligjor të NTP “Shkupi”, por pas zgjidhjes së problemit autobusët vazhduan të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit.