Nesër do të kryhet inspektim i jashtëzakonshëm në lidhje me depon e djegur në Tetovë

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka paralajmëruar që nesër do të kryhet inspektimi i jashtëzakonshëm në fabrikën e djegur në Falisht të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë ditës enjte, 23 nëntor, do të kryhet inspektim i jashtëzakonshëm në bashkëpunim me inspektorët komunal për mjedis jetësor”, paralajmëroi Inspektorati.

Ata paralajmëruar edhe publikimin e raportit ditor me vlerat mesatare edhe për stacionet në Tetovë.

Ndërkohë Inspektorati ka publikuar edhe të dhënat për tre parametrat e ajrit, Monoksidin e Karbonit, Dioksidin e Karbonit dhe Oksidin e Azotit për periudhën nga ora 09:00 deri në ora 16:00.

Ndryshe, zjarri i përmasave të mëdha shpërtheu në fshatin Falisht të Tetovës, në depon e kompanisë “Evrocom” ku ka pasur ngjyra, llaqe dhe kimikate, materiale lehtë që digjen. Shkaku i shpërthimit të zjarrit sipas komandantit të zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ametit ishte oxhaku i depos i cili ka qenë aktiv. Nga ana tjetër, kreu i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov apeloi që qytetarët mos të dalin pa nevojë nga shtëpitë, pasi siç tha në ajër ka materie helmuese që shkaktojnë ndotje të rrezikshme të ajrit.