Nesër do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kufizime në komunikacionin e Shkupit për nesër në orët e pasdites, për shkak aktiviteteve sportive, transmeton Portalb.mk.

Aktivitetet sportive do të fillojnë nga Porta Maqedonia dhe do të mbarojnë në Parkun e Qytetit, duke shfrytëzuar rrugën “Vasil Gllavinov” dhe bulevardin “VMRO” dhe “Ilinden”.

“Më 06.06.2026 (e shtunë), për shkak të organizimit të një gare reviale, nga ora 17:00 deri në orën 18:00, Njësiti për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për një regjim të posaçëm të qarkullimit, me qëllim zhvillimin e sigurt dhe të pandërprerë të tij”, raportoi Policia.