Nën tingujt e këngës “Ova e samo nase Skopje”, Orce Gjorgjievski kaloi nën Portën “Maqedonia” duke shpallur fitoren në kryeqytet

Ме këngën “Ova e samo nase Skopje” (Ky është vetëm Shkupi ynë)” dhe duke brohoritur “Orce, Orce” dhe “VMRO-DPMNE”, kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga partia VMRO-DPMNE, Orce Gjorievski bashkë me mbështetësit e tij, hynë simbolikisht në Portën e Triumfit, duke shpallë kështu fitoren në kryeqytet, transmeton Portalb.mk.

Ai në garë ishte me Amar Mecinoviqin nga partia Levica.

Gjorievski, nga 97.69% vota të numëruara, ka fituar 57.40% ose 93.313, ndërsa kundër kandidati i tij, Mecinoviq 36.40% ose 59.178 vota.

Sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi dje dhe sot ka kaluar pa ndonjë incident.