Vllatko Grozdanov nga VMRO-DPMNE shpalli fitoren në Koçan
Vllatko Grozdanov nga VMRO-DPMNE shpalli fitoren në Koçan, duke theksuar se ka shumë prioritete para së gjithash, që qytetarët të qetësohen dhe të bashkohen, përpara se të vazhdojnë së bashku drejt një të ardhmeje të re, transmeton Portalb.mk.
“Pavarësisht gjithçkaje që ndodhi, Koçani e mbrojti dinjitetin e vet. Tregoi se është me të ardhme, me dëshirë për paqe dhe prosperitet, e jo për revolucio dhe urrejtje. Kjo është fitore për të gjithë ne, për kombin. Që nga nesër, vazhdojmë të gjithë së bashku drejt prosperiteteve të reja, për të ardhnmen dhe ringjalljen e re të Koçanit,” tha Grozdanov.
Sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi dje dhe sot ka kaluar pa ndonjë incident.
- LEXO: Gjithçka që ndodh, në kohë reale: Maqedonia e Veriut voton, mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, u hapën vendvotimet
- LEXO: Rezultati final i rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në RMV (Infografik)